E konfirmon policia: Vdesin dy gra nga aksidenti në Korroticë, njëra 45 vjet dhe tjetra 26

Prishtinë | 23 Maj 2021 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e ka konfirmuar vdekjen e dy persona nga aksidenti në Korroticë të Poshtme të Drenasit, të vdekura kanë mbetur dy gra.

Njëra e moshës 45 vjeçare dhe tjera e 26, njofton Klankosova.tv.

Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se dy nga personat, e lënduar që ishin dërguar për tretman mjekësor, njëra në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran dhe tjetra në Drenas, nuk kanë arritur të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtat kanë ndërruar jetë”.

“Vdekjen e viktimave : L.P (femër) 45 vjeç, dhe Q.Th(femër) 26 vjeç e kanë konstatuar ekipet mjekësore në qendrat e sipërshënuara”.

“Aktualisht hetuesit po vazhdojnë të kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe po ndërmarrin veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, ka thënë Ahmeti.

Të lënduar nga aksidenti janë katër persona.

Të ngjashme