E konfirmon profesori Krasniqi: Sot kam paditur Xhelal Sveçlën, drejtësi për të gjithë

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka konfirmuar se sot e ka paditur ushtruesin e detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla për shpifje.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka thënë se drejtësia duhet të vlejë për të gjithë.

“Sot paraqita padine per shpifje ndaj zevendesministrit te puneve te brendshme ne detyre, Xhelal Sfeqles. Shteti ligjor dhe drejtesia duhet te vlejne per te gjithe.”, ka thënë ai.

Ndryshe, Sveçla ditë më parë e akuzoi profesorin Krasniqi se ka organizuar faljen e namazit si protestë në sheshin e Prishtinës.

Sidoqoftë, nga vet organizatorët më vonë u tha se ata nuk kanë lidhje me profesorin dhe se ai nuk është i përfshirë në organizim.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2913634712086724&set=a.540532586063627&type=3

Të ngjashme