Maks Helbl, shefi i ri i Bordit të kompanisë së energjisë elektrike GEN-I, e ka pranuar se dega në Beograd e kësaj kompania e ka paguar Martin Berishajn si konsulent.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në emisionin “Tarça” (Target) i transmetuar në televizionin shtetëror të Sllovenisë.
Atij i është kërkuar nga autorja e emisionit ta bëjë publike kontratën në mes kompanisë dhe Berishajt, por Helbl tha se “nuk e bën dot, meqë ato janë dokumentacione të brendshme dhe nuk i zbulojnë për publikun”.
“Berishaj na ka dhënë këshilla të rëndësishme. Ky është një person që ka një nivel të caktuar të besimit në publik, ka njohuri edhe për situatën politike në rajon, bazuar në njohuritë e tij ai është në gjendje të sigurojë informacione të nevojshme për tregjet e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë”, ka shtuar ndër të tjera Helbl, shkruan AP.
Helb ka mohuar se transaksionet e bëra nga GEN-I dega në Beograd për tek kompania e Martin Berishajt, të cilat kapin shumën rreth 475 mijë euro, pra më shumë sesa fitimi neto i GEN-I në Beograd (390 mijë euro) janë bërë mbi bazën e kontratave fiktive.
“Të gjitha transaksionet janë të bazuara mbi kontratat e shitjes së energjisë elektrike të realizuara nga Martin Berishaj. Ai dha informacionin e nevojshëm që është thelbësor për të bërë atë konkurrues në një treg të veçantë”.