E konfirmuar, Milot Rashica mungon ndaj Bjellorusisë

Prishtinë | 19 Qer 2023 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Milot Rashica nuk do të jetë me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Mungesa e tij është konfirmuar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Rashica kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Rumanisë.

Sulmuesi vushtrrias ishte zëvendësuar pas pjesës së parë.

“Lëndimi i pësuar në ndeshjen kundër Rumanisë ia pamundëson të luajë sonte përballë Bjellorusisë, por @milotrashica7 do të jetë në përkrahje të fuqishme të bashkëlojtarëve. Sonte bashkë jemi tifoz Dardanë!”, ka shkruar Ademi.

Kujtojmë që vushtrriasi u zëvendësua pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Rumanisë.

Të ngjashme