Daljet e saj mediatike marrin gjithmonë vëmendje të madhe.
Herën e fundit u përfol se ajo ishte martuar për letra, bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Xheisara Frisku, ish banore e “BBV”, e cila tregoi se si qëndron e vërteta në emisionin ‘Abc e Pasdites’, ku theksoi se gjithçka flite është e pavërtetë.
“Unë nuk është se bëj batuta, thjesht qesh me veten. Se në bazë të gjërave që dëgjoj për vete si psh thashethemi i martesës… në fund të ditë po, u martova. Çfarë problemi ka? Nuk duhet të ndërhyjë dikush te kjo. Zgjohem në mëngjes, dal të pijë kafe, komshiu më parë pyet për burrin sesa për mua. Këto janë batuta që i lëshojë herë pas herë në bazë të gjërave që dëgjoj. Një ndër gjërat që dëgjova ishte dhe puna e letrave. Bëj autoironi me veten për gjërat e mia personale që dua të jetën private”, u shpreh këngëtarja.