Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 18:30 në Prizren, ku një vajzë e mitur është goditur nga një motoçikletë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit, viktima ëështë dërguar për trajtim mjekësor, shkruan Reporteri.net.
“Viktima femër kosovare –fëmijë, është goditur nga një motoçikletë për të cilën nuk e mbanë mend as llojin e as ngjyrën e motoçikletës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të hapet dhe rasti ndaj prindërve te viktimës për moskujdesje ndaj fëmijëve.