E mitura që u raportua e zhdukur paraqitet në Polici, dyshohet se u dhunua

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Me datë 10 të këtij muaji një grua ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur është zhdukur në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në stacionin policor janë paraqitur nëna bashkë me vajzën e zhdukur, ku kjo e fundit ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar te një burrë, pasi që sipas saj janë në lidhje dashurie.

Derisa në lidhje me këtë, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Ky rast nga policia është cilësuar “Dhunim”.

Njoftimi i PK:

DHUNIM

“Fushë Kosovë 10.12.2021 – 13:20. Në stacionin policor është paraqitur ankuesja kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur, e cila ka qenë e raportuar e zhdukur. Viktima ka deklaruar se me vetë dëshirë ka qëndruar me një mashkull kosovar, me të cilin është në lidhje dashurie. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme