E mitura raporton se u ngacmua seksualisht, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se një vajzë në Drenas ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një person.

I dyshuari është arrestuar, e vajza ka pranuar trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, i dyshuari është me të meta mendore.

“Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar rastin  ndaj të dyshuarit mashkull kosovar me të meta mendore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme