Një grua e moshuar ka ndërruar jetë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, mbrëmë rreth orës 18:00.
Rasti është konfirmuar mbrëmë nga policia për vdekjen e saj, kurse në raportin e sotëm ditor, njoftohet se ajo ka vdekur me të zbritur nga aeroplani, përcjell Klan Kosova.
76-vjeçarja në Kosovë po vinte nga Zvicra. Vdekjen e saj në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.