Zvicra e ka përmbysur Belgjikën nga 0:2 në 5:2.
Për Belgjikën, të dy golat i ka shënuar Thorgan Hazard, vëllai i Eden Hazard. Mesfushori shënoi në minutën e dytë dhe 17-të.
Megjithatë, Zvicra nuk është dorëzuar dhe fillimisht ngushtoi epërsinë me anë të Ricardo Rodriguez nga penalltia, dhe në minutën e 32-të, Xherdan Shaqiri asistoi për Seferoviq për 2:2.
Në minutën e 44-t, Haris Seferoviq shënoi për 3:2, duke bërë një përmbysje të çmendur. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Golin e katërt për Zvicrën e shënoi qendërmbrojtësi Elvedi me kokë në minutën e 61-të. Edhe në këtë rast shënoi Xherdan Shaqiri.
Zvicra nuk u ndal dhe shënoi golin e pestë me anë të Haris Seferoviq, i cili shënoi me kokë në minutën e 84-t për 5:2.
Zvicra përmbys Belgjikën, humbte 0:2
Zvicra ka arritur të përmbys rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë, megjithëse ishte duke humbur 0:2 nga Belgjika.
Rodriguez ngushtoi rezultatin nga penaltia në minutën e 26.
Barazoi Seferoviq, pas asistimit nga Xherdan Shaqiri. Ky lojtar shënoi sërish në minutën 44.
Belgjika e kishte nisur fuqishëm takimin e sotëm ndaj Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ishte Thorgan Hazard që i dha epërsinë Belgjikës duke shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e Zvicrës në minutën e dytë.
I njëjti lojtar shënoi sërish një gol të bukur kur po luhej minuta e 17-të.