Konflikti për një pronë në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ka çuar në mosmarrëveshje dhe kërcënime mes disa personave.
Rasti ka ndodhur dje, në orët e mbrëmjes, kur një person u kërcënua nga një tjetër për shkak të tokës së tij, të cilën ia kishte falur kushëriri, por siç duket po i del problem. Derisa viktima ishte në pronën e tij, aty kishte shkuar i dyshuari H.F., i cili iu ka drejtuar me fjalët “e paske marrë këtë tokë për bela”.
I shqetësuar dhe i frikësuar përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë të dyshuarin dhe të kërkojë ndihmë nga Policia.
Me t’u raportuar rasti, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.
Ndaj tij, Prokuroria ka nisur hetimet për veprën penale “kanosje”.