Shpërngulja masive e banorëve nga zonat e thella rurale ka bërë që numri i nxënësve në shkolla të barazohet me atë të mësimdhënësve.Një fenomen i tillë po ndodh në shkollën “Nuhi Berisha” në Tugjefc të Kamenicës.
Ermir Buzuku është i vetmi nxënës i klasës së gjashtë të shkollës “Nuhi Berisha” në Tugjefc të Kamenicës .
Në këtë klasë ka mbetur vetëm dialogu nxënës – mësimdhënës.Ermiri ndjehet shumë i vetmuar, por ky fakt nuk e ka penguar në mësim, ai është nxënës i shkëlqyeshëm.Ndërsa arsimtaret këtë gjendje e konsiderojnë si mjerim.Nazim Korqa ,arsimtar i Gjuhës Shqipe thotë se numri i nxënësve në këtë shkollë është barazuar me atë të arsimtarëve.Mësimin me vetëm një nënës e quan si të fillosh luftën vetëm më një ushtar.
E nxënësi mw i mirë i kësaj shkolle, Alort Pireva e konfirmon atë që tha arsimtari i tij, faktin që numri i nxënësve është i barabartë me atë të mësimdhënësve.Ndryshe nga Ermiri, Alorti në klasë ka dy shokë te cilët nuk e lejojnë të ndjehet i vetmuar.Migrimi i banorëve nga zonat kufitare ka bërë që numri i nxënësve në shumë shkolla të kësaj zone të zvogëlohet . (Blic)