Whitney Leigh Morris, kreatorja nga Los Angeles, e kishte dizajnuar vetë garazhin e saj, meqë, siç shprehet ajo, në ditët e sotme është bërë e vështirë të gjesh ndonjë banesë ose shtëpi të mirë me çmim të volitshëm.
Ajo kishte thënë se “edhe gjërat më të thjeshta hyjnë në punë kur je kreativ”.
Morris jeton me partnerin e saj Adam, dhe kanë dy qenushë, Stanlyn dhe Sophien.
Në fotot më poshtë mund të shikoni sesi ajo e ka dizajnuar vetë garazhin dhe ka bërë një mini shtëpi luksoze.