Mbledhja e ardhshme mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet në gjysmën e dytë në nëntorit në Pejë.
Kështu bëri të ditur kryeministri Ramush Haradinaj gjatë ndarjes së informatave lidhur me pjesëmarrjen e këtij të fundit në Samitin Joformal të Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që është mbajtur dje.
“Mbledhjen e ardhshme të dy qeverive ta mbajmë në Kosovë, në Pejë, në gjysmën e dytë të nëntorit.
“Aty e pata rastin me thënë se Kosova i ka kufijtë e vet. E përkrahim procesin e dialogut për njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë. Komisionieri Hahn vet e tha që pret lajme të mira nesër dhe pasnesër në parlament të BE-së”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.