E plagos djalin e axhës në darkë familjare

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 16:35 | Nga

Policia e Kosovës njofton se një i dyshuari mashkull K/Shqiptar në fshatin Bobovc të Rahovecit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar, duke qëlluar në kokë me një plumb.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, dhe siç mëson Ekonomia Online është jashtë rreziku për jetë.

”I dyshuari është arrestuar i është konfiskuar arma e llojit Pistolete 9 mm me te cilën dyshohet qe ka kryer veprën. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, Osman Ismajli, ka konfirmuar rastin e plagosjes për Ekonomia Online, duke thënë se i dyshuari është arrestuar dhe i është konfiskuar revolja.

“Para pak çastesh i është dhënë dënimi prej një muaj paraburgim”, ka thënë Ismajli.

Burime të afërta me familjen thonë për Ekonomia Online se kjo plagosje ka ndodhur aksidentalisht gjatë një darke familjare.

I njëjti burim thekson se i plagosuri me inicialet G.H. dhe i arrestuari nga Policia janë familjarë.

“Personi që e ka plagosur tjetrin janë djem të axhës. Rasti ka ndodhur kur kjo familje ka prerë një ‘postërm’ dhe nga gëzimi ka gjuajtur me revole, ku e plagosi djalin e axhës ”, ka thënë burimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme