Torta më e thjeshtë dhe më e shijshme.
Përbërësit:
Brumi:
– 10 të bardhë të vezëve,
– 300 g sheqer,
– 300 g bajame të bluara,
– 1 sheqer vaniljeje,
– 2 lugë miell.
Filli:
– 10 të verdhë të vezëve,
– 180 g sheqer,
– 50 g çokollatë,
– 1 sheqer vaniljeje,
– 250 g gjalpë të trazuar,
– arra të grira për zbukurim.
Përgatitja:
Tundni të bardhët e vezëve me sheqer dhe shtoni bajamet, sheqerin e vaniljes dhe miellin.
Piqni në tepsi të lyer disa kore, varësisht nga madhësia.
Derisa koret të ftohen bëni fillin ashtu që në avull të zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin dhe shtoni çokollatën e shkrirë dhe vaniljen.
Tundni derisa të homogjenizohen dhe hiqni nga zjarri që të ftohen.
Kur të ftohen shtoni gjalpin e tundur, tuni mirë që të homogjenizohet dhe qitni fillin në kore dhe në gjithë tortën.
Qitni sipër arrat e grira.
Ju bëftë mirë.