Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi apo siç njihet për publikun Fifi është shumë e pëlqyer nga fansat. Kjo për faktin se është njëra ndër artistet më me pak komplekse e cila përcjell pozitivitet pothuajse çdo herë .
Nuk është hera e parë që Fifi kritikohet për peshen, si femër e kolme që është. Bulizmi nisi që kur ajo u bë pjesë e jetës publike dhe ende s’ka marrë fund.
Kantautorja ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram, në sfond të së cilës dëgjohet kënga “Beautiful”, nga Flori Mumajesi dhe Ledri Vula. Përmes kësaj videoje, ajo ka reaguar kundër gjithë atyre që e quajnë të shëmtuar, të trashë dhe të tjera.
“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bulizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë!”
Fifi nuk është e para këngëtare e cila ka rënë pre e bulizmit. Ronela Hajati gjithashtu ka rrëfyer se ka qënë viktimë e bulizmit deri në vitin e dytë të gjimnazit dhe më në fund, në showbiz-in shqiptar, por fillon të përhapet ideja se bukuria në fakt, vjen në forma të ndryshme. /iconstyle
https://www.instagram.com/p/BsWstVgnMLK/?utm_source=ig_embed