Zëdhënësi i Lëvizjes vetëvendosje Arlind Manxhuka i ka reaguar deputetit të Lidhejs Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, i cili në Kuvend tha se kushdo që ka kryer vepër penale është kriminel, duke aluduar në kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili është i dënuar nga gjykata.
Reagimi i plotë i Manxhukës:
Ne kemi ministria e shume aktiviste qe shkojne ne gjykata, por shkojne per shkak te kundershtimit qe i kemi bere brenda dhe jashte institucioneve marreveshjeve e proceseve ne dem te vendit e qe vinin nga keta qe sot po na akuzojne.
Me bindje e me krenari i kemi bere ato dhe nuk do te nderronim asgje. Madje, pikerisht per bindjet tona te fuqishme e konsistente, rezistencen e pathyeshme qytetaret na kane mbeshtetur.
A per ‘kriminele’ qe na cilesoi nje deputet, mos te harrojme qe “kriminele” sipas formes se tij ka pasur shume nen regjimin e Serbise, por jo per ne, ata ne i kemi quajtur clirimtar e disa edhe heronj. Tash varet ne cilen ane te historise ka qene ky deputet tash e asokohe