Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast në Ferizaj.
Atje një grua ka lajmëruar Policinë, se dyshon se persona të panjohur e kanë dhunuar vajzën e saj të mitur e cila është me të meta psikike.
Policia është duke e hetuar rastin.
“Ferizaj 13.04.2022. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se dyshohet se persona të panjohur kanë dhunuar vajzën e sajë të mitur e cila është me të meta psiqike. Njësitet e hetuesisë janë duke punuar rreth rastit”, thuhet në njoftim.