Një grua në Pejë ka raportuar të enjten se përderisa ishte duke punuar në barnatore kanë hyrë dy persona të panjohur dhe të maskuar dhe duke e sulmuar fizikisht i kanë grabitur arkën në të cilën kishte para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor