Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që e kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar.
Të dyshuarit i kishin shkaktuar lëndime trupore.
Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy thika si dhe një boks hekuri që dyshohet se me të njëjtin është goditur viktima.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe pas tretmanit është liruar. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.