E thotë edhe Paul Willams: Thaçi s’kishte kompetenca dhe autoritet

Prishtinë | 17 Sht 2025 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

“Thaçi s’kishte kompetenca dhe autoritet!”

Pas dëshmisë së parë të James Rubin, mbrojtja në Gjykatën Speciale solli një tjetër amerikan, Paul Williams, i cili dha një deklaratë të ngjashme.

Williams, që në Rambuje ishte këshilltar i delegacionit kosovar, u pyet lidhur me rolin dhe veprimet e Hashim Thaçit si ish-kreu i UÇK-së. Ai u shpreh qartë se Thaçi nuk mund të merrte vendime pa aprovimin e komandantëve të zonave, raporton Ekonomia Online.

“Ky është një përshkrim i përgjithshëm, për të treguar që s’kishte kompetenca dhe autoritet. Nuk mund t’i rendisja me emra komandantët e zonave….”

Nëse ishte diskutuar ndonjëherë për nevojën e Thaçit që të konsultohej me komandantët rajonalë të UÇK-së, Williams tha se ishte qartë që ai ishte përfaqësues, por s’kishte autoritet për të dhënë pëlqimin mbi marrëveshjen.

“Mund të ju them që ishte shumë e qartë që ai ishte një përfaqësues i UÇK-së dhe ishte zëri i UÇK-së në atë Kështjellë. E kuptova që s’kishte autoritet për të dhënë pëlqimin mbi marrëveshjen”.

Të ngjashme