Një burrë i ka vënë flakën vetes dhe makinës së tij përpara kalimtarëve, ndërsa bërtiste për obligimin e marrjes së vaksinës.
Burri doli nga makina i përfshirë nga flakët pranë Kishës në Richmond të Virxhinias, SHBA, gjatë së shtunës,raporton Daily Mail.
Oficerët e policisë dhe zjarrfikësit ndihmuan burrin t’ia shukin flakët me ndihmën e rreth pesë dëshmitarëve
Më pas ai u dërgua me ambulancë për në spital.
Policia tha se ai kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.