Një kërkim falje do ta kthente Leart Paqaradën në grumbullim te Kosova.
Kanal10 mëson se Federata e Futbollit e Kosovës ka kërkuar nga Paraqada që ky i fundit të kërkoj falje publike për të qenë pjesë e ekipit kombëtar.
Një gjë e tillë është kërkuar qysh nga grumbullimi i kaluar.
Paqarada është larguar nga Kosova pas problemeve që kishte me ish-përzgjedhësin Bernard Challandes.
Ndeshja e fundit kur Paqarada ishte pjesë e Kosovës ishte ndeshja në udhëtim me Spanjën.