Legjenda thotë se midis viteve 1350 dhe 1100 para erës sonë, para qytetit të lashtë grek Troja është zhvilluar luftë dhjetëvjeçare në të cilën grekët kanë luftuar për Helenën e bukur, gruan e mbretit spartan Menelai, të cilën e ka rrëmbyer Parisi, djali i mbretit të Trojës Priami. Të gjithë besojnë në këtë legjendë, por gjithnjë e më të shpeshtë janë ata që pohojnë se ky nuk është tregim i vërtetë. Lufta kishte karakter ekonomik dhe politik, grabitja e Helenës ishte vetëm justifikim, në mënyrë që legjenda të jetojë deri më sot.
Prej ku e merrnin kallajin?
Lufta e Trojës është zhvilluar në periudhën e njohur të bronzit, ndërsa për bronz nevojitet bakër dhe kallaj. Për bakër dihet se prej ku është gjetur, në një nga minierat e para për metal në Qipro. Por, prej ku e kanë marrë kallajin, meqenëse për t’i bërë gjithë ato mbrojtëse, shpata, sëpata, shigjeta…duhej të përgatisin legura, respektivisht të lidhin bakrin me ndonjë element tjetër, për ta shndërruar nga metal i butë në të fortë që do të mund presë e të shpojë?
Arkeologu Xhon Barns, burimin e mundshëm të kallajit e kërkon në pjesën lindore të Mesdheut. Është e qartë se nuk ka pasur në Greqi, as edhe në brigjet e Mesdheut. I ra në mend se një nga burimet mund të ishte Dobruxha në Rumaninë lindore. Bëhet fjalë për dublim të masës variskante nga jugperëndimi i Anglisë, me granite të veta që ishin të lidhura me kallajin mineral. Burim tjetër mund të ishte edhe Saksonia, me minierën që ka në zonat e Danubit.
Nëse këto teori i heqim nga lista, atëherë lokacionet duhet të gjenden shumë më në lindje, në brigjet lindore të Detit të Zi. Lokalitete të tjera të mundshme mund të ishin shkretëtirat në Egjiptin Lindor dhe në Sudan, por nuk ka dëshmi të shkruara se grekët kanë udhëtuar atje. Barns vetëm se ka nxjerrë supozimin se Jason dhe argonautët e tij kanë marrë pjesë në garën e parë për flori nëpër gjithë bregun jugor të Detit të Zi deri në Greqi.
Grumbullimi i arit pas të cilit ishin nisur argonautët është mbështetur në një mjet mjaft të njohur për mbledhje të kokrrave të arit me ndihmën e koritës që ishin të fundosura në lumenj. Ky tregim përputhet me tregimet e Xhek Londonit që flasin se grekët e vjetër në të njëjtën mënyrë shkonin në kërkim të argjendit në pjesën qendrore të asaj që sot e njohim si bregu verior i Turqisë.
Misteri mbetet
A është e mundur grekët e Mikenës të kenë kaluar përmes Dardaneleve dhe Bosforit për të ardhur deri te kallaji i Dubrixhas në zonën e Danubit, që deri diku është e mundur, apo nga territoret në lindje të Detit të Zi? Gjithsesi, transporti nëpër ujë ka qenë mënyra e vetme praktike e bartjes së metaleve të rënda në sasi të mëdha. Uji ishte mjeti kryesor për ndërtime të tilla deri në periudhën kur janë paraqitur hekurudhat.
Nëse është ashtu, atëherë është e mundur që Troja të ketë përfaqësuar pengesë efikase në rrugën vitale të tregtisë greke. A shkonin heronjtë grek që këndohen nëpër këngë në Trojë vetëm për t’ia ndalur rrugën minatorëve të vlefshëm që bartin minerale të domosdoshme nga Deti i Zi? Ndoshta ato mijëra anije kanë lundruar për shkak të gjeologjisë, e jo për fytyrën e bukur të Helenës?