Ekzistojnë disa emra në listën e atyre që e kanë nxitur paraqitjen e nacionalizmit etnik në ish-Jugosllavi. Jashtë skenës së përditshmërisë politike, më kanë rrëfyer për një njeri i cili në tërë territorin e ish-Jugosllavisë qëndron mbi të gjithë.
Ai është shkrimtar dhe simbol kombëtar, nga veprat e tij mësojnë miliona nxënës, shkruan sot Koha Ditore.
Ai është ekspert i pushtetit, ish-autoritet politik, intelektual “i traditës evropiane” dhe personalitet politik me idetë e tij debatuese, ai është një disident i kohës së regjimit të Titos, i cili megjithatë ka arritur që ta ruajë njëfarë sigurie relative. Emri i tij është Dobrica Qosiq.
Ai shumë rrallë pranon të bashkëbisedojë, por pohon se i pëlqen tema e librit tim, prandaj edhe pranoi që të takohemi.
Por ajo që e mundon atë dhe që nuk mund ta thoshte zëshëm ishte “çështja nacionale“ që Tito gjithnjë e kishte shtyrë anash dhe kjo në veçanti kishte të bënte me çështjen e shqiptarëve në Kosovë. Vendin e veçantë që Kosova e zinte në jetën fetare dhe nacionale serbe, e bënte këtë çështje më tepër abstrakte sesa që e bënte Kosovën si vend që duhej vizituar.