Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka folur për përplasjen e fundit mes Gianni de Biasit dhe Ergys Kaçes
Gianni de Biasit dhe Ergys Kaçe ishin përparuar para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Spanjës. Italiani e kishte lënë mesfushorin në tribuna pas fjalosjes. Pas këtij fërkimi, Kaçe nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Kombëtarja derisa De Biasi të jetë në krye të Kombëtares.
Në intervistën e dhënë për emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News 24”, presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka e ka pranuar se mesfushori mund të largohet nga ekipi.
“Ka diçka të vërtetë. Nuk është gjithçka e pavërtetë në atë që është raportuar. Media, ndoshta edhe për faktin që ka pak aktivitete, lajmin e nxjerr vetëm nëpërmjet këtyre futbollistëve. Megjithatë, është e vërtetë. Nuk besoj se ka një futbollist në botë, nuk ka asnjë sipas meje që të presë me kënaqësi atë vendim të trajnerit për të qëndruar në tribunë. Sidomos në Kombëtare, ku futbollisti vjen për të luajtur dhe për të treguar talentin”, ka deklaruar ai.
“Një nga këto është edhe Kaçe, që është talent i madh. Ia kam thënë Ergysit edhe De Biasit. Gjithsesi, trajnerë të ndryshëm, duan lojtarë të ndryshëm. De Biasi nuk e ka preferuar shumë atë lojtar, por nuk mund të them që ka pasur konflikt. Trajneri e ka thirrur për ta sqaruar teknikisht pse duhet të ishte në tribunë. Ai është lojtar shumë i mirë. Një kualitet shumë i mirë dhe jam i bindur që do ta ndihmojë Kombëtaren në të ardhmen”, ka theksuar ai.