Rasti i Ed Sheeran për të drejtat e autorit për kopjimin e tij të supozuar të këngës “Let It Get It On” nga Marvin Gaye është shtyrë në pritje të rezultatit të një rasti të ngjashëm që e përfshin Led Zeppelin.
Trashëgimtarët e “Lets Get It On” nga bashkëkompozitori Ed Townsend e kanë paditur Sheeranin për 100 milionë dollarë, duke pretenduar se ai i ka huazuar meloditë nga hiti i Marvinit nga viti 1973, në këngën e tij “Thinking Out Loud”.
Sipas uebfaqes së Law 360, një gjykatës amerikan i qarkut në New York e ka shtyrë rastin, duke u thënë të gjitha palëve që të “bëjnë pauzë gjatë verës” dhe të presin derisa të vendoset për rastin e Led Zeppelin.
Sheeran i mohon pretendimet e Townsend se ai i ka vjedhur “melodinë, ritmet, harmonitë, bateritë, linjën e basit, korin mbështetës, ritmin, sinkopën dhe përsëritjet” nga hiti klasik i Marvinit, ‘Motown”, për ta krijuar hitin “Thinking Out Loud”, i cili i kryesoi toplistat britanike në vitin 2014.
Rasti të cilin po e presin përfshin këngëshkruesit e Led Zeppelin, Jimmy Page dhe Robert Plant, si dhe Michael Skidmore, i cili e mbikëqyr pasurinë e kitaristit të ndjerë Randy Wolfe.
Skidmore pretendon se rokerët britanikë e kanë vjedhur riffin hapës ikonik të kitarës në këngën e tyre Stairway to Heaven nga intrumentali i Spirit nga viti 1968, Taurus.
Vitin e kaluar një gjykatë e apelit në Californi e hodhi poshtë një vendim të vitit 2016 se Led Zeppelin nuk e ka vjedhur hyrjen dhe rasti tani mund të shkonte në Gjykatën Supreme të Amerikës. Gjykatësi në rastin e Ed tha se rezultati i atij rasti mund të ndihmojë me vendimin.
Në vitin 2017, Sheeran e arriti një marrëveshje 20 milionë dollarësh për shkelje të së drejtës autoriale lidhur me akuzat kundër tij në SHBA, për hit këngën e tij Photograph. Ai gjithashtu u detyrua t’i cekë shkruesit e hitit të vitit 1999 No Scrubs nga TLC, ish-këngëtarët e Xscape, Kandi Burruss dhe Tameka Cottle dhe producentin Kevin Briggs, për shkak të ngjashmërive me këngën e tij Shape of You të vitit 2017.