Ed Sheeran shpërthen me lot teksa performon këngën kushtuar vajzës së tij

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Ed Sheeran, artisti me famë ndërkombëtare, shquhet të jetë ndër më të veçantit ndonjëherë.

Ai pati rastin që të performojë në funeralin e Michael Gudinski në Melbourne, teksa mahniti shikuesit, shkruan Daily Mail.

30-vjeçari padyshim që performoi këngën e re, të cilën ia kushtoi vajzës së tij, Lyra.

Derisa këndonte vargjet e shkruara, Ed shpërtheu në të qara, ndërsa kërkoi falje dhe iu rikthye sërish mikrofonit.

“Nuk kamë qenë asnjëherë në nervoz. Më falni që ngatërrova tekstin”, u shpreh ai.

Kënga përndryshe ishte e realizuar gjatë karantinës, teksa përpos kësaj artisti kishte shkruar edhe shumë hite të tjera të pa lansuara.

Sheeran ndër të tjera është së bashku me Cherry Seaborn, me të cilën edhe ndajnë vajzën, e cila erdhi në jetë në gusht të vitit 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme