Ed Sheeran është zyrtarisht si këngëtari më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30 vjeç.
Pasuria totale e këngëtarit është 200 milionë dollarë sipas Sunday Times Rich List.
29 vjeçari tha se do të merrte pushim nga karriera e tij muzikore pasi përfundoi turneun Divide Tour dhe u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë Cherry Seaborn, 28 vjeç.
I dyti në listë është Harry Styles, i ndekur në listë në vendin e tretë nga Niall Horan. Vendin e pestë e mban Louis Tomlinson. Ndërsa Liam Payne dhe Zayn Malik mbajnë respektivisht vendin e gjashtë dhe të shtatë.
Grupi pop Little Mix renditet në vendin e katërt dhe Sam Smith në të tetin. Stormzy, me një pasuri prej 20 milion paund, është në vendin e nëntë përkrah Rita Ora.
Ndërsa Dua Lipa dhe Goerge Ezra të dy në vendin e 11-të me 16 milionë paund secili.