Ed Sheeran i ka investuar 55.2 milionë dollarë të pasurisë së tij muzikore në tregun e patundshmërive në Londër.
Këngëtari i hitit “Shape of You” thuhet se i ka blerë 13 banesa dhe shtëpi brenda dhe përreth qytetit, së bashku me një bar dhe restorant të cilin gjithashtu e menaxhon ai.
Sipas gazetës britanike “The Sun”, pronat e 28-vjeçarit përfshijnë dy banesa pranë Shoreditch të blera për 1.91 milionë dollarë, gjashtë banesa në Hammersmith që kushtojnë 7.4 milionë dollarë, tre shtëpi dhe Holland Parkun ekskluziv për 10.1 milionë dollarë, dhe dy shtëpi në Chiswick për të cilat pagoi 4.9 milionë, shkruan KOHA Ditore.
Ed gjithashtu kohët e fundit e ka blerë një shtëpi dhe një restorant në Notting Hill për 28 milionë dollarë.
“Ai ishte jashtëzakonisht i mençur duke i investuar paratë e tij në patundshmëri. Dhe duke u fokusuar në Londër, ku tregu është ende në rritje, ai mund t’ju kërkojë pagesë të lartë qiramarrësve,” tha një ekspert financiar. “Ka shumë mundësi që qiramarrësit të mos jenë në dijeni se ata po e paguajnë këngëtarin multi-milioner.”
Këngëtari britanik ishte muzikanti më të ardhurat më të larta në nivel global në vitin 2018, me të ardhura të vlerësuara në 450 milionë dollarë, dhe me një varg të hiteve siç janë “Galway Girl”, ‘Thinking Out Loud” dhe “The A Team”.