Ed Sheeran dhe Andrea Bocelli dolën bashkë në skenë për të kënduar “Perfect” për herë të parë.
27-vjeçari dhe këngëtari italin, 59-vjeçar, u bashkuan në stadiumin Wembley, si pjesë e turneut të Ed, të enjten mbrëma në Londër të Anglisë, transmeton Klan Kosova.
Rreth 80 mijë fansa po e shikon dyshen. Ed së bashku me kitarën e tij i këndoi disa tekste edhe në italisht.
Në fund të koncertit, Ed shprehu mbështetjen e tij për viktimat nga zjarri në Grenfell Tower vitin e kaluar, dhe mbante të veshur një bluzë që shkruante: ‘Justice 4 Grenfell’.
Mbrapa saj shkruante: “Uniteti është forca, e vërteta, drejtësia, barazia jonë”.