Eddie Murphy ka luajtur një sërë rolesh si “djalë i shkathët rruge” në vitet 80’, por ai vetë duket se nuk ka rënë kurrë pre e veseve.
Artisti 55 vjeçar është rrefyer për Hollywood Reporter se ka refuzuar të provojë kokainën. Por kjo nuk është gjithçka, pasi dora që ia ka zgjatur është ajo e aktorit të njohur me origjinë shqiptare, John Belushi.
Ky i fundit ndërroi jetë në moshën 33 vjeçare si pasojë e mbidozës nga një përzierje e kokainës dhe heroinës.
Murphy rrëfen se Belushi dhe Robin Williams konsumonin në përmasa ekstreme dhe kur ai vetë refuzoi që ta provonte, Belushi u tërbua dhe e ofendoi.
Duke gjykuar si rrodhën ngjarjet, duket qartë se kush mori vendimin e duhur.