Real Madridi ka nisur javën e dytë të stërvitjeve dhe Eden Hazard ka analizuar për Realmadrid TV punën që po bëhet këto ditë.
Ai është i lumtur që ka lënë prapa dëmtimin dhe po punon shumë që të jetë gati për ndeshjen e parë kur të rinisë sezoni, që parashikohet të ndodhë me 13 qershor.
“Ndihem shumë mirë që jam kthyer në fushë duke punuar me shokët e mi të skuadrës”, u shpreh ai.
“Tani duhet të presim që të afrohen ndeshjet, por unë jam shumë i lumtur”.
“Pas dy muajve larg kam nevojë për më shumë punë fizike dhe më shumë stërvitje me top. Thjesht dua të jem gati për ndeshjen tjetër”.