Është inauguruar sot përfundimi i pakos së pestë të Projektit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtritshme, nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore. Salla e Sportit 1 Tetori në Prishtinë është përzgjedhur për të shënuar përfundimin e zbatimit të masave të EE në 29 objekte publike sa ka përfshirë kjo pako.
Ministrja Rizvanolli tha se: “Efiçenca e energjisë paraqet prioritet për Ministrinë e Ekonomisë (ME) që do të reflektohet edhe në Strategjinë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe ME është përkushtuar po ashtu që të vazhdojë të përkrahë projektet e tilla që konsiderojmë që kanë efekte pozitive të shumëfishta e multiplikative, duke i kontribuar vendit përmes gjenerimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit ekonomik dhe krijimin e ambientit më të pastër”.
Në kuadër të këtij projekti, deri më tani janë zbatuar masat e EE-së në 87 ndërtesa publike, ndërsa gjatë vitit 2021 është finalizuar kontrata në vlerë prej 4.2 mil€ me ç’rast janë renovuar 29 ndërtesa publike/qeveritare.
Më pas, në Prill të këtij viti do fillojë edhe renovimi i 15 ndërtesave të tjera e cila kontratë kap shifrën prej 2.4 milion euro.
Drejtori i Bankës Botërore (BB), Massimiliano Paolucci tha se; “Ne jemi këtu për të punuar me ju, me vendin në tërësi, për të avancuar agjendën e efiçiencës së energjisë. Kjo nuk është vetëm një çështje e infrastrukturës, është një çështje e sigurisë energjetike, është një çështje e menaxhimit të duhur të burimeve të qeverisë, është një çështje e mirëqenies së njerëzve. Pra, ne e vlerësojmë mundësinë që kemi pasur për të punuar me autoritetet në këtë projekt të veçantë dhe presim të vazhdojmë me zbatimin e projektit dhe të mendojmë se si ta rrisim këtë qasje jo vetëm ndaj ndërtesave publike, por edhe ndaj banesave private.”
Investimet e tilla bëhen edhe më të rëndësishme në një kohë kur po përballemi me një krizë energjetike në të cilën secili kW i kursyer vlen shumë për të kursyer buxhetin e konsumatorit dhe të shtetit.
Drejtori i Qendrës së Studentëve (QS), Fatmir Sfishta falënderoi përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës Botërore për realizimin e këtij projekti, për këtë investim shumë të rëndësishëm për të gjithë studentët e në veçanti sportistët.
“Para dy viteve do të ishte e pamundur që të mbahet një tubim i tillë në këtë sallë të sporteve për shkak të temperaturave të ulëta që ishin në këtë periudhë kohore. Mirëpo me investimet që janë bërë si në këtë sallë ashtu dhe në konvikte dhe Mensën e Studentëve, janë krijuar kushte shumë më komode dhe të favorshme për akomodim dhe aktivitete të tjera të studentëve”, tha Drejtori i QS.
Ai shtoi se, përveç si rezultat i këtij investimi që Qendra e Studentëve kursen shumë energji elektrike dhe energji ngrohëse, ky kursim më së miri vërehet në faturat mujore që paguajmë, tha ai.
E para e ME-së, falënderoj Bankën Botërore për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti si dhe Njësinë e Implementimit të projektit që ka bërë një punë të shkëlqyer për të arritur objektivat e projektit dhe gjitha palët tjera të cilët kanë dhënë dhe japin kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti.