Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura. Nga ky aksident, Gazeta Express merr vesh se kanë mbetur të vdekura dy gra.
Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë të ditur për Express se viktimë e aksidentit ka mbetur L.M e lindur në vitin 1973 dhe Q.Th e lindur në vitin 1994.
Ndërsa, të lënduar kanë mbetur edhe 3 fëmijë.
Fëmijët janë të moshës 8 vjeçare, 10 vjeçare dhe 17 vjeçare.
Nga QKMF në Drenas kanë treguar për Express se një nga fëmijët është i moshës 7-8 vjeçare, një fëmijë është i lindur në vitin 2011, ndërsa njëri i lindur në vitin 2004.
Sipas kësaj qendre, një nga fëmijët ka thyer këmbën dhe dorën, por që jeta e të gjithëve është jashtë rrezikut për jetë.
Nga QKMF në Drenas kanë treguar po ashtu se të lënduar kanë mbetur edhe dy burra, por që edhe ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Të 5 të aksidentuarit thuhet se janë nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.