Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese komentet në lidhje me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi tha se kanë dorëzuar komentet që lidhen me kushtetutshmërinë të dekretit të presidentit sa i përket nominimit të Abdullah Hotit për kryeministër.
“Dekreti është në përputhje të plotë dhe se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai
Ndërsa deputeti Florian Dushi ka thënë se sot kanë dorëzuar një pjesë të komenteve që lidhen me kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit sa i përket nominimit të Hotit.
“ Çka do të duhej të zhvillohej më tutje pas mocionit të mosbesimit të qeverisë. Dekreti është në përputhje të plotë dhe se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë ta bëjnë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha ai.