330 persona kanë nisur sot vrapimin nga Prekazi i cili do të përfundojë nesër pas 100 kilometrave në Kosharen heroike, në kuadër të “Shtegut të Shpresës”.
Vrapuesit kështu po e shënojnë 20 vjetorin e fillimit të luftës për çlirimin e Kosovës për 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
Pjesë e këtij organizimi është edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Conell.
Ai ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku shihet duke vrapuar në këtë shteg.
https://www.facebook.com/ruairi.oconnell.71/videos/vb.100010269881572/569899140029077/?type=2&video_source=user_video_tab