Pas Real Madridit, edhe Bayern Munich është duke u interesuar për Christian Eriksen.
Christian Eriksen po zhvillon një tjetër sezon pozitiv me Tottenhamin në Premierligë, që sipas “Daily Star”, mund të jetë i fundit për danezin.
27-vjeçari është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi.
Zinedine Zidane dëshiron të bëjë revolucion në skuadër dhe ka nevojë për një mesfushor klasi, duke parë moshën e Luka Modric, që por shkon për 34.
Por, Reali duhet të reagojë sa më parë sepse edhe Bayern Munich ka hyrë në garë për ish-mesfushorin e Ajaxit.
Megjithatë, mediat raportojnë se Eriksen tashmë ka zgjedhur se ku dëshiron të vazhdojë karrierën. Ai dëshiron të luajë në Spanjë.
Eriksen është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2013.
Ai ka bërë 266 paraqitje me ekipin anglez dhe ka shënuar 64 gola.