Kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi nuk ka dhënë asnjë detaje për marrëveshjem për targat mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur sot në Bruksel.
Bislimi përmes postimi në Twitter tha se pas marrëveshjes së sotme, Kosova dhe Serbia duhet t’i vazhdojnë bisedimet për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca.
“Pas marrëveshjes së sotme, ne duhet të vazhdojmë bisedimet tona intensive për propozimin e BE-së, të mbështetur nga Gjermania dhe Franca, për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.
Takimi në Bruksel mes kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq u zhvillua vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.