Kryeparlamentari i Serbisë Ivica Daçiq dhe ambasadori i Rusisë në këtë vend Aleksandar Botsan-Kharchenko gjatë një takimi që patën sot kanë diskutuar për situatën aktuale në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe serbo-ruse.
Duke folur për zhvillimet në Ukrainë, Daçiq i tha diplomatit rus se “Serbia është e përkushtuar për të respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe do të jetë gjithmonë e përkushtuar për paqen, por do të udhëhiqet nga interesat e saj kombëtare dhe e në rrugën e saj evropiane, do të vazhdojë të ruajë miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Një deklaratë të njëjtë si Daçiqi e bëri një ditë ditë më parë edhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në takimin që pati me të dërguarin e Moskës në Beograd.
“Duke falënderuar për urimet, Vuçiq tha se Serbia në rrugën e saj evropiane, do të vazhdojë të ruajë “miqësitë dhe partneritetet tradicionale me Rusinë dhe Kinën”.
Gjatë takimit thuhet se presidenti Vuçiq është shprehur për përfundimin e konfliktit në Ukrainë, transmeton Klankosova.tv.