Dy të dyshuarit lidhur me sulmin ndaj avokatit, Azem Vllasi, Murat Jashari dhe Avni Llumnica do të qëndrojnë edhe dy muaj në paraburgim.
Gjykata Themelore e Prishtinës me vendimin e datës 13 qershor 2017 ka vendosur që Jasharit dhe Llumnicës t’ua vazhdojë paraburgimin deri më 13 korrik 2017.
Avokati i Llumnicës, Naim Rudaripër KALLXO.com tha se qysh nesër do të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Murat Jashari dhe Avni Llumnica dyshohen për atentatin ndaj avokatit Azem Vllasi më 13 mars të këtij viti.
Vllasi ishte plagosur me armë zjarri në këtë sulm.