Edhe dy muaj paraburgim Zllatan Kërstiqit, të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i posaçëm për krime lufte në Gjykatën Themelore të Prishtinës dje ia ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin Zllatan Kërstiqit nga Kragujevci i Serbisë.

Lajmi për zgjatjen e paraburgimit, për agjencinë serbe të lajmeve tanjug e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Dejan Vasiq.

Kërstiq në mesin e muajit prill ishte arrestuar me dyshimin për krime lufte në Kosovës.

Dyshohet se këto krime Kërstiq i ka bërë në fshatin Nerodime e Ultë në Ferizaj

Kundër Kërstiqit po zhvillohen hetime me dyshimin se si pjesëtar i policisë serbe kishte marrë pjesë në vrasjen e katër civilëve dhe në dëbimin e 19 anëtarëve të familjes Nuha në Nerodime të Ultë të Ferizajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme