Ekonomia Online
FUNDIT

Edhe dy objekte të reja shkollore në Kaçanik

Edhe dy objekte të reja shkollore në Kaçanik

Tri objekte të reja shkollore dhe disa objekte të renovuara, është bilanci i investimeve në arsim nga Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2017. Në fshatin Glloboqicë janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim […]

Tri objekte të reja shkollore dhe disa objekte të renovuara, është bilanci i investimeve në arsim nga Komuna e Kaçanikut në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2017.

Në fshatin Glloboqicë janë duke vazhduar punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, i shoqëruar nga Nënkryetari Remzi Elezi dhe drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, vizitoi vendpunishten ku janë duke u realizuar punimet.

Kryetari Ilazi tha se përmes implementimit të prioritetit të komunës në ndërtimin e infrastrukturës shkollore, vazhdimisht është duke u investuar në fushën e arsimit, me theks të veçantë në rregullimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës arsimore.

Kryetari tha se ngritja e cilësisë në arsim, mbetet njëri ndër prioritetet e komunës në vazhdimësi, pas kompletimit të infrastrukturës. Kryetari Ilazi konfirmoi se janë në përfundim të përgatitjeve administrative, për fillimin e ndërtimit të objektit të ri shkollor në fshatin Kovaqec, investim i tërësishëm i Komunës së Kaçanikut, ndërsa punimet janë duke vazhduar edhe në ndërtimin e objektit shkollor në Kaçanik të Vjetër.

Ndërkohë, Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi tha se objektet e reja shkollore që do të ndërtohen gjatë vitit 2017, do të jenë të ndërtuara sipas standardeve të larta të ndërtimit, ndërsa punime do të realizohen edhe në renovimin dhe fasadimin e disa objekteve të tjera shkollore.

Image may contain: 1 person, outdoor

Të ngjashme