Ende janë duke vazhduar kërkimet për 29 vjeçarit, Ardit Beshiri, të cilin e ka zënë dheu në Qafë të Burrelit. Ai ishte duke punuar me eskavator kur ndodhi rast.
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka ndarë informacione rreth operacionit që po zhvillohet nga forcat e kërkim shpëtimit për gjetjen e tij.
“Më datë 03 maj 2025, rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, ka ndodhur një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator një punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, punëtori është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.”
Ministria e Mbrojtjes thotë se që nga dita e parë ne vendin e ngjarjes janë angazhuar struktura dhe mjete të shumta për gjetjen e trupit të punonjësit:
“* Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM): 74 punonjës dhe pajisje speciale si kamera termike dhe skaner nëntokësor.
Ministria ka përmendur edhe ndihmën që i shkoi nga Kosova- 12 ushtarë dhe 2 qenë të trajnuar të FSK’së.
“Me koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, për shkak të kompleksitetit të operacionit dhe vështirësisë së terrenit, më datë 06.05.2025, përmes Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, është kërkuar mbështetje nga Kosova me forca të specializuara për kërkim-shpëtim. Më datë 07.05.2025, një ekip i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 12 efektivë dhe 2 qen të trajnuar për gjetjen e personave nën rrënoja, është bashkuar me operacionin në terren.”
Sipas vlerësimeve në terren, rrëshqitja ka përshkuar një distancë rreth 6 km “në një terren shumë të vështirë për ndërhyrje dhe kërkim”.
“Në një segment të terrenit, rreth 500 metra nga pika e rrëshqitjes pranë fabrikës së pasurimit të kromit, janë futur dy ekskavatorë për të ndihmuar në gërmimin dhe gjetjen e trupit.”