Edhe Ganimete Musliu thotë se u kërcënua nga bashkëshorti i presidentes Osmani

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 11:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas deputetes së PDK-së, Floretë Zejnullahu, edhe deputetja tjetër nga kjo parti, Ganimete Musliu, tha se është kërcënuar nga bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, raporton Ekonomia Online.

“Kam pranuar një letër nga presidentja Vjosa Osmani. Ishte një letër e panënshkruar e Prindon Sadriut. Ajo përmbante një kërcënim për padi me arsyen se unë paskam thënë se është ambasadorë me korrespodencë në Shkup. Në letër më kishte dhënë afat për kërkim falje përndryshe do të ushtronte padi civile ndaj meje për prishje të imazhit të tij”, ka thënë Musliu.

Të ngjashme