Edhe gazeta e njohur britanike “The Guardian”, ka shkruar për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi, që u abuzua seksualisht, nga profesori dhe polici.
Gazeta britanike, ka shkruar një artikull për këtë ngjarje, në veçanti edhe për protestën që është mbajtur në Prishtinë, në përkrhaje të saj.
” Protestuesit bërtisnin Turp, duke valëvitur banerët me shkrime si ‘Rrezik, zonë pedofilie”, ka shkruar “The Guadian”
Gazeta ka raportuar në detaje të gjithë ngjarjen se si ka rrjedhur, që nga sulmi seksual që i ka bërë mësuesi, pastaj polici që e ka kthyer në skllave seksi, dhe në fund aborti i kryer në mënyrë të jashtëligjshme nga gjienkologu në Prishtinë.
Tutje, gazeta britanike ka cituar edhe krerët e shetit që i kanë dalë në mbrojtje të miturës dhe kanë dënuar ashpër këtë krim.