Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një formë jetësore me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë në futboll.
Në tetë ndeshjet e para në kampionatin elitar turk, ylli i Kosovës ia ka dalë të shënojë katër gola vendimtarë për skuadrën nga Stambolli.
Atletico Madridi, Manchester Unitedi, Tottenhami dhe dhe Lazio janë ndër klubet e interesuara për 25-vjeçarin. Siç transmeton raportimet rtk, më serioz në këtë drejtim duket Manchester Unitedi dhe Tottenhami, klube që tashmë kanë dërguar skoutë për ta përcjellë nga afër Muriqin.
Megjithatë, sipas mediave turke edhe një tjetër klub i madh është vënë pas Muriqit. Siç raporton “Gunes”, edhe Interi i Antonio Contes ka shprehur interesim për shërbimet e Muriqit.
Pavarësisht se ka në dispozicion Romelu Lukakun dhe Lautaro Martinez, Interi kërkon transferimin edhe të një sulmuesi tjetër.
Drejtuesit e Fenerbahçes e vlerësojnë tejmase Muriqin dhe të paktën nuk duan ta shesin në janar. Paraqitjet e tij të mira me Përfaqësuesen e Kosovës dhe Fenerbahçen kanë bërë që shumë klube të shprehin interesim për sulmuesin shtatlartë.