Raportet në Gjermani bëjnë të ditur se Inter po kërkon sulmuesin e Bayern Munich, Thomas Muller.
Muller ka filluar vetëm tri ndeshje në Bundesligë për Bayernin këtë sezon, dhe nuk e ka mbajtur sekret pakënaqësinë e tij për ulje në stol.
Janë Bild dhe Kicker që shkruajnë se Inter po kërkon transferimin e tij që në afatin kalimtar të janarit, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, Inter për të arritur te Muller, duhet të fitojë garën ndaj Manchester United.
Muller konsiderohet si një lojtar i përshtatshëm për të gjitha skemat në fazën e sulmit, duke luajtur kudo në vijën e parë, ose edhe si një mesfushor i avancuar.