Edhe Italia me mungesa kundër Shqipërisë

Prishtinë | 02 Tet 2017 | 09:20 | Nga

Pas Spanjës, edhe Italia do të jetë me disa mungesa kundër Shqipërisë. Belotti, Verratti dhe Candreva janë në dyshim për ndeshjen e 9 tetorit.

Probleme më dëmtimet ka edhe Italia, kundërshtari i Shqipërisë në sfidën e 9 tetorit në “Loro Boriçi”, që mbyll edhe kualifikueset e Botërorit 2018.

Shqetësimi më i madh i të kaltërve lidhet me gjendjen e sulmuesit titullar, Andrea Belotti.

Pak minuta përpara fundit të ndeshjes ku Torino barazoi me Veronën, lojtari u largua nga fusha me barrelë për shkak të problemeve në gju.

Belotti ishte dukshëm i shqetësuar, ndërsa trajneri Ventura dhe e gjithë Italia janë në ankth. Edhe pse pritet diagnoza e saktë e dëmtimit, sipas të gjitha gjasave sulmuesi do të mungojë në ndeshjet me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Problemi te Italia bëhet edhe më serioz nga problemet muskulore të Marco Verrattit, i cili nuk i është bashkuar grumbullimit të skuadrës në Koverçano.

Në këtë situatë, për të zëvendësuar Belottin dhe Verratin, trajneri Ventura grumbulloi në ekip sulmuesin e Chievos, Roberto Ingleze dhe mesfushorin e Cagliarit, Nikolo Barrela.

Tjetër i dëmtuar për të kaltërit është edhe Antonio Candreva. Lojtari i Interit u largua nga fusha në minutën e 51’të në sfidën ndaj Beneventos për shkak të një lëndimi në dorë.

Gjendja e 30-vjeçarit do të vlerësohet në orët në vijim, edhe pse situata e tij duket më pak serioze se ajo e shokëve të skuadrës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme